Jashari paralajmëron kombëtaren e Francës 

Futboll

Jashari paralajmëron kombëtaren e Francës 

Nga: K. Goca Më: 28 qershor 2023 Në ora: 18:35
Ardon Jashari

Futbollisti shqiptar, Ardon Jashari, është optimist se kombëtarja e Zvicrës U21 do të ketë sukses ndaj Francës.

Ballafaqimi luhet sonte (20.45) në Cluj të Rumanisë, mes Zvicrës dhe Francës në kuadër të grupit  D të kualifikueseve për Kampionatin Evropian U21.

Çfarë e pret Kombëtares U21 me favoritët e turneut, Francën?

“Një ekip me shumë cilësi. Sigurisht që do të ketë një lojë intensive.

Dhe ne duhet të fitojmë për të kaluar më tej. Ne i kemi dëshmuar aftësitë tona kundër kombëtareve të forta në të kaluarën.

Ne luajmë për të fituar”, tha Jashari, transmeton mediumi i njohur zviceran “Blick”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat