Demhasaj transferohet te skuadra zvicerane, Aarau

Futboll

Demhasaj transferohet te skuadra zvicerane, Aarau

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 18:42
Shkëlqim Demhasaj

Shkëlqim Demhasaj është larguar nga Grasshoppers pas tre viteve qëndrim, edhe pse një sezon kaloi si i huazuar te Winterthur.

Sulmuesi nga Kosova karrierën do ta vazhdoj te Aarau në Challange League (nivel i dytë i futbollit zviceran).

Demhasaj është bashkuar me Aaraun si futbollist i lirë, pasi kontrata me Grasshoppers i kishte skaduar.

Te Aarau, Demhasaj ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare dhe ka për qëllim që ta rikthejë në elitën e futbollit zviceran këtë skuadër pas një kohe të gjatë.

27-vjeçari sezonin e fundit zhvilloi 15 ndeshje me GC ku realizoi katër gola dhe dhuroi dy asistime.

Te Aarau presin shumë nga Demhasaj i cili edhe më parë ka qenë pjesë e Challange League duke shënuar vazhdimisht si për Schaffhausen, ashtu edhe për Grasshopper e Winterthur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat