Suhareka bën tjetër goditje, prezantohet sulmuesi Astrit Berisha

Futboll

Suhareka bën tjetër goditje, prezantohet sulmuesi Astrit Berisha

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 19:07
Pamje nga prezantimi

Astrit Berisha është përforcimi i radhës i skuadrës më të re në futbollin kosovar, FC Suhareka.

Sulmuesi gjakovar i bashkohet therandasve pas një sezoni të kaluar te Liria.

Berisha ka nënshkruar kontratë një vjeçare me skuadrën e udhëhequr nga trajneri Granit Begolli.

"Ju prezantojmë supersulmuesin Astrit Berisha i cili bashkohet me ne me kontratë 1 vjeçare për ti përmbushur objektivat e klubit.

Berisha ishte pjesë e suksesit të KF Liria edicionin e fundit që ndihmoi klubin drejt inkuadrimit në superligën e Kosovës , ndryshe ishte pjesë edhe skuadrave si ; KF Vëllaznimi , KF Rahoveci , FC A&N etj", njofton mes të tjera Suhareka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat