Varet nga Muriqi

Futboll

Varet nga Muriqi

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 11:24
Muriqi

Situata në kampin e Lacios nuk është më e mira e mundshme, duke qenë se merkatoja është ende pezull e gjithashtu ka shumë enigma sa i përket drejtimit të klubit. Largimi i Igli Tares ka lënë një boshllëk të madh te të kaltrit dhe ende nuk ka asnjë afrim apo largim.

Mediat italiane raportojnë se Lacio është duke pritur që të zhbllokohen edhe disa të ardhura të tjera që mund të lidhen direkt me Vedat Muriqin.

Sulmuesi shqiptar shkëlqeu sezonin e fundit me Majorkën e kjo ka bërë që Gallatasarai të mendojë për shërbimet e tij, duke qenë se Ikardi ka kërkuar një pagë që është e papërballueshme për klubin.

Lacio ruan 45% të kartonit në rast të shitjes dhe Majorka kërkon që të marrë 20 milionë nga shitja e Muriqit.

Në rast se Galatasarai e ofron këtë shumë, atëherë për Lacion do të shkonin 9 milionë euro duke bërë që të paguhet gjysma e kartonit të Berardit ap edhe kostoja e Torreirës.

Tashmë, Lacio vetëm shpreson që Ikardi të largohet nga Galata dhe vendin e tij ta zërë Muriqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat