Ofertë Mourinhos e Allegrit

Futboll

Ofertë Mourinhos e Allegrit

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 13:09
Allegri e Mourinho

Skuadra e Al-Hilal, që kohët e fundit ka kërkuar trajnerin e Juventus, Massimiliano Allegri për postin drejtuesit, i ka bërë të njëjtën ofertë edhe portugezit Jose Mourinho.

Ky i fundit aktualisht drejton Romën, po në Serie A.

Oferta që u është bërë të dy trajnerëve është e kënaqshme, por nëse Allegri ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, Mourinho ka kthyer përgjigje.

Sipas gazetarit të njohur Gianluca di Marzio, portugezi kam refuzuar një rrogë prej 30 milionë eurosh në sezon.

Mourinho ka ende edhe një vit kontratë me Romën dhe duket se ka ndërmend ta respektojë atë, duke mos pranuar të drejtojë në Arabi. Edhe Allegri pritet të bëjë të njëjtën gjë, por trajneri italian ende nuk ka kthyer përgjigje përfundimtare.

Trajneri portugez, dje u dënua me 10 ditë pezullim (2 ndeshje) nga Federata Italiane e Futbollit dhe me një gjobë prej 50 mijë eurosh, për akuzat ndaj gjyqtarit Chiffi, në një ndeshje të Romës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat