Erzeni rrezikon pjesëmarrjen në Superiore

Futboll

Erzeni rrezikon pjesëmarrjen në Superiore

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 14:57
Erzeni

Erzeni rrezikon pjesëmarrjen në Superiore!

Erzeni ka qëndruar shumë në heshtje këtë periudhë merkatoje dhe pasi arriti të fitonte ndeshjen ndaj Korabit që i siguroi mbijetesën, shijakasit nuk kanë pasur më zhvillime me përjashtim të largimit të Adnard Mehmetit drejt Partizanit.

Megjithatë, sot mund të vendosen fatet e sezonit për Erzenin duke qenë se drejtuesit e klubit do të takohen me Bashkinë Shijak ku edhe do të diskutohet për sezonin e ri. Erzeni është në kërkim të sponsorëve por deri më tani kanë munguar, duke bërë që të mungojnë edhe financat.

Drejtuesit e klubit shpresojnë që të kenë edhe mbështetje nga Bashkia duke qenë se rrezikohet pjesëmarrja ashtu si sezonin e shkuar. Kujtojmë që Erzeni siguroi Superioren vetëm në ditët e fundit sezonin e shkuar dhe skuadra u krijua në pak ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat