PSG në pritje të Luis Enriques

Futboll

PSG në pritje të Luis Enriques

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 15:12
Luis Enrique

PSG në pritje të Luis Enriques!

PSG nuk e ka zyrtarizuar ende lamtumirën e Christophe Galtier dhe njëkohësisht zbarkimin e Luis Enrique në pankinë.

Një vonesë për shkak të marrëveshjes ende për t’u gjetur për largimin e trajnerit francez, e cila megjithatë është e pashmangshme deri tani.

Siç raporton “L’Equipe”, ndryshimi i trajnerit mund të shpallet gjatë fundjavës ose javën e ardhshme, pra në ditët e para të korrikut, siç ndodhi një vit më parë kur Galtier mori drejtimin nga Mauricio Pochettino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat