Bayerni mendon të thyejë rekordin

Futboll

Bayerni mendon të thyejë rekordin

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 15:37
Harry Kane

Harry Kane vazhdon të jetë objektivi kryesor i Bayernit të Mynihut këtë merkato vere.

Siç bëjnë me dije mediat gjermane, oferta prej 93 milionë eurosh është refuzuar sërish nga Totenhemi.

Tani duket se “rekordmenët” kanë bërë gati një ofertë të fundit për yllin e Anglisë, që shkon deri në 100 milionë euro.

Nëse ky transferim ndodh, atëherë Kejn do të bëhej lojtari më i shtrenjtë në historinë e Bajernit, që do t’ia kalonte kështu atij të Lukas Hernandez, i cili u ble nga Atletiko e Madridit përpara katër vitesh për 80 milionë euro.

Nga ana tjetër, nëse presidenti i Totenhemit, Daniel Levi do të kërkojë më shumë, Bajerni mund të heqë dorë përfundimisht nga Kejn dhe do t’i hedhë sytë drejt një tjetër sulmuesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat