Newcastle s’di të ndalet

Futboll

Newcastle s’di të ndalet

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 15:46
Goncalo Ramos

Newcastle pritet të jetë një nga skuadrat më aktive në merkaton e verës.

Skuadra bardhezi deri më tani ka siguruar transferimin e Sandro Tonalin, i cili në fakt nuk do të jetë i vetmi.

“Qymyrxhinjtë” janë në kërkim të një sulmuesi solid që të vazhdojë të ëndërrojë dhe të konkurrojë në nivele të larta në Angli dhe Europë.

Sipas “The Mirror” synimi i radhës është Gonçalo Ramos, sulmuesi i Benfica që ka një klauzolë lirimi prej 120 milionë euro.

Klubi portugez i Benfica do të ishte i gatshëm ta linte të largohej për 80 milionë euro, por bardhezinjtë nuk duan të shpenzojnë më shumë se 50 milionë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat