Nimani, Prekazi, Peci, Shabani dhe Sinani, sportistët që dridhen një ish Jugosllavi 

Futboll

Nimani, Prekazi, Peci, Shabani dhe Sinani, sportistët që dridhen një ish Jugosllavi 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 29 qershor 2023 Në ora: 16:49
Nga e majta Lah Nimani, Shefqet Sinani, Xhevdet Peci, Luan Prekazi dhe Zahir Shabani

Boksi dhe futbolli në vitet e 70-ta dhe të 80-ta, shënuan rezultate kulmore.

Klubi i boksit Prishtina pesë herë kampione e ish Jugosllavisë, ndërsa KF Prishtina pesë vite rresht (1983 - 1988) anëtare e Ligës së Parë të të ish shtetit që nuk ekziston më dhe KF Trepça një vit në ligën e parë të ish Yu (1977-1978). 

Lah Nimani, trajneri më i mirë që njeh bota shqiptare, me fanatizëm ka drejtuar klubin e boksit Prishtina.
Xhevdet Peci, boksier i gjeneratës së artë të Prishtinës, nuk lind Kosova sikur ai, grushti i tij si çekiç për kundërshtarët, shumë herë i hidhte në nokaut.   

Zahitr Shabani, boksier i gjeneratës së artë të Prishtinës, goditjet e tija ishin të papërballueshme për kundërshtarët.  
Luan Prekazi, legjenda e futbollit, ka luajtur në Trepçë, Partizan të Beogradit (1967-1969, lojtar kryesor), pastaj në Prishtinë. 

Shefqet Sinani, mbrojtës dhe motor i klubit të futbollit Prishtina në  gjeneratën e artë.

Kjo fotografi është e vitit 1995 në Prishtinë. 

Këta sportistë dridhen një ish Jugosllavi. 

Tre nga këta nuk janë gjallë, Lah Nimani, Xhevdet Peci dhe Shefqet Sinani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat