Felix mbetet me “valixhe në duar”

Futboll

Felix mbetet me “valixhe në duar”

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 19:55
Felix

Felix mbetet me “valixhe në duar”!

Tensionet në radhët e Atletico Madrid, mes Joao Felix e teknikut Simeone, duket se nuk janë qetësuar akoma e për këtë aryse, “fantazisti” portugez mund ta shoh veten larg “los colchoneros” gjatë kësaj merkatoje vere.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat spanjolli, 23-vjeçari nuk pranon të transferohet te asnjë ekip, i cili nuk do të jetë pjesë e UEFA Champions League, sezonin e ardhshëm, duke refuzuar kështu në mënyrë direkte interesimin e Aston Villa e Tottenham.

Në anën tjetër, Atletico dëshiron të gjejë një ekip të ri për lojtarin sa më shpejt të jetë e mundur, por procesi ka të ngjarë të jetë tepër i gjatë e i lodhshëm, teksa gjithashtu nuk përjashtohet as qëndrimi i tij në Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat