Ky është vendimi për lojtarin

Futboll

Ky është vendimi për lojtarin

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 20:11
Mason Mount

Chelsea ka pranuar ofertën e tretë nga Manchester United: ka rënë dakord për një marrëveshje për Mason Mount, e cila e dyetyron klubin e e Erik Ten Hag t`i paguajë rreth gjashtëdhjetë milionë euro.  

Siç mësohet nga agjencia e lajmeve PA, bëhet fjalë për një kontratë pesëvjeçare, me opsion edhe për një vit tjetër.

Sezonin e kaluar Mount ka luajtur njëzet e katër ndeshje në Premier League, duke shënuar tri gola dhe duke bërë dy asistime, por ai është penguar nga një dëmtim. 

Mount, i cili kishte ende një vit të mbetur në kontratën e tij, ishte kërkuar edhe nga Bayern München e Arsenal.

Reprezentuesi anglez ka gjithsjet tridhjetë e gjashtë paraqitje me Kombëtaren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat