Arsenal pranë akordit me “tulipanin” e Ajax

Futboll

Arsenal pranë akordit me “tulipanin” e Ajax

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 20:27
Logo e Arsenalit

Pas arritjes së marrëveshjes rekord prej 122 milionë eurosh për mesfushorin e West Ham, Declan Rice, “topçinjtë” e Arsenal janë shumë pranë transferimit të një tjetër lojtari elitar, në “Emirates” për sezonin e ardhshëm.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat holandeze, “topçinjtë” janë në fazën finale të negociatave për transferimin e “tulipanit” të talentuar të Ajax, Jurrien Timber, me klubet që kanë rënë dakord mes tyre për 47 milionë euro, shifër e cila ndahet në 42 milionë fikse dhe 5 të tjera bonus.

Përsa i përket lojtarit dhe skuadrës së Arsenal, Timber, vetëm 22-vjeçar do të përfitojë një kontratë 5-vjeçare, me mbrojtësin holandez, që pëlqehet shumë nga tekniku Mikel Arteta, me këtë të fundit që e konsideron “tulipanin” si pjesë të rëndësishëm të “projektit”.

Ndërkaq, kujtjomë se Jurrien Timber është kthyer në një protagonist te skuadra e Ajax, teksa sezonin e shkuar zbriti në fushë plot 47 herë, teksa ka arritur të sigurojë 2 gola dhe 2 asistime për shokët e tij të skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat