Gjithçka e kryer, PSG bëhet me trajner të ri

Futboll

Gjithçka e kryer, PSG bëhet me trajner të ri

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 11:04
Foto ilustrim

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Paris Saint-Germain është i gatshëm që ta mbyll marrëveshjen me Luis Enriquen si trajner të ri të klubit.

Enrique do të zyrtarizohet së shpejti, ku PSG-së i ka mbetur vetëm të që kompletojë marrëveshjen e largimit me Christophe Galtier.

Kontratë dy vjeçare i është ofruar Luis Enriques nga PSG, dhe ai veçse i ka thënë po projektit të kampionit francez para dy javëve.

Ndërkaq, Ugarte, Asensio, Lucas Hernandez, Kang-in Lee, Cher Ndour dhe Milan Skriniar do t’i bashkohen PSG si transferime të reja të klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat