Martino siguron: Messi e Busquets nuk janë këtu për pushime!

Futboll

Martino siguron: Messi e Busquets nuk janë këtu për pushime!

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 13:14
Busquets, Messi e Martino

Inter Miami ka ambicie të mëdha dhe këtë e ka konfirmuar duke marrë në skuadër Lionel Messi dhe Sergio Busquets, por jo vetëm. Skuadra në pronësi të David Beckham zyrtarizoi në orët e fundit edhe trajnerin, Tata Martino, një teknik me shumë eksperiencë siç nënvizoi dhe Beckham.

Trajneri u prezantua menjëherë para mediave duke ju përgjigjur edhe pyetjeve të rastit, të paevitueshme ato për Messin dhe Busquets dhe dyshimet se dyshja mund ta konsiderojë këtë eksperiencë në futbollin amerikan si një periudhë pushimesh, me Martinon që ju përgjigj.

“Ndonjëherë Shtetet e Bashkuara dhe Miami konsiderohen si vende pushimesh, por nuk është kjo ajo që duam.

Ne duam të garojmë dhe të konkurojmë. Me Leon dhe Sergion kemi folur për të arritur majat dhe për të patur sukses.

Ata janë kampionë të Botës, kampionë të Spanjës, nuk janë lojtarë që nuk duan të garojnë, nuk mund ta kenë këtë luks, pasi e kanë në gjak konkurencën dhe kjo kjo është ajo që do të bëjmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat