Laporta për rastin Negreira: Vitin tjetër do të luajmë në Champions

Futboll

Laporta për rastin Negreira: Vitin tjetër do të luajmë në Champions

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 15:53
Xavi e Laporta

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta beson se “Azulgrana” nuk duhet të përjashtohen nga Liga e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Numri 1 i gjigantit spanjoll foli për situatën e krijuar kohëve të fundit, respektivisht për “rastin Negreira”, pas së cilit po spekulohet se “Blaugrana” mund të përjashtohen nga garat evropiane.

“Ata donin ta përdornin ‘rastin Negreira’ për ta vënë veton në Ligën e Kampionëve.

Por, nuk mund të dënohemi para se të gjykohemi. Vitin tjetër llogarisim të luajmë në Champions”, deklaroi kreu i klubit katalunas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat