Gjithçka zyrtare, Barcelona ndërpret kontratën me Samuel Umtiti

Futboll

Gjithçka zyrtare, Barcelona ndërpret kontratën me Samuel Umtiti

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 22:58
Samuel Umtiti

Pas përfundimit të huazimit, te skuadra e Lecce në Serie A, ku u aktivizua sezonin që sapo lamë pas, qendërmbrojtësi francez, Samuel Umtiti është rikthyer tashmë te Barcelona për të marrë një lajm “të hidhur”.

Me anë të një postimi në profilet zyrtare të klubit, “katalanasit” kanë njoftuar ndërprerjen e kontratës me Umtiti.

Teksa kujtojmë se “shtatlarti” francez kishte një kontratë me “blaugranat” që e lidhte deri në fundin e sezonit 2025-2026.

Tanimë, pas eksperiencës së tij të hidhur te “gjigandët” spanjollë, Umtiti duhet të vihet në kërkim të një skuadre të re, teksa do t’i bashkohet këtyre të fundit, si një lojtar i lirë për të nisur kështu një “aventurë” diku tjetër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat