Mbrojtësi e refuzon ish-skuadra e tij

Futboll

Mbrojtësi e refuzon ish-skuadra e tij

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 11:28
Ramos

Sergio Ramos e mbylli eksperiencën në Francë me Paris Saint-Germain dhe tashmë është në kërkim të një destinacioni të ri për sezonin 2023/2024. Megjithatë, opsionet nuk janë të shumta për 37-vjeçarin që e penalizon pikërisht mosha, por edhe problemet fizike.

Në këtë formë klubet nuk i besojnë mbrojtësit, që nga ana e tij shpresonte për një rikthim në LaLiga te klubi i Sevilla-s. Andaluzianët ishin të parët që i besuan dhe e promovuan ndaj Ramos besonte se do t’i gjente sërish të hapura dyert e ish-klubit të tij. Por, Sevilla që sapo u kurorëzua për herë të shtatë kampione e Europa League duket se nuk ka vend në organikë për spanjollin.

Tekniku José Luis Mendilibar ka vendosur t’i besojë sërish emrave si Loic Bade, Marcao, Nianzou, blerjes së re Federico Gattoni apo edhe opsionit Gudelj. Ndaj, Ramos duhet të mendojë për një tjetër opsion ndërsa nga Arabia Saudite tentojnë ta “joshin” nëpërmjet anës financiare.

Megjithatë, vetë Ramos dhe përfaqësuesit e tij nuk janë të bindur për t’u zhvendosur në Lindjen e Mesme, me mbrojtësin që beson se ka ende për të kontribuar në Kontinentin e Vjetër dhe në Ligat më të forta europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat