Chelsea transferon futbollistin e Villarrealit

Futboll

Chelsea transferon futbollistin e Villarrealit

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 11:44
Nicolas Jackson

Sulmuesi i Villarrealit, Nicolas Jackson i është bashkuar Chelseas, ka njoftuar klubi i Premier League të premten.

Reprezentuesi i Senegalit ka nënshkruar një kontratë tetë vjeçare. 

Jackson ka shënuar dymbëdhjetë gola në njëzet e gjashtë paraqitje në La Liga sezonin e kaluar.

Ai debutoi për Senegalin në Kupën e Botës në Katar, duke luajtur për gjashtëmbëdhjetë minuta në humbjen 2-0 nga Holanda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat