Tirana gati për Dinamon

Futboll

Tirana gati për Dinamon

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 13:34
Tifozët

“Aty ku lu Tirona”, klubi bardheblu nxjerr në shitje biletat për ndeshjen e Conference League!

13 korriku shënon aktin e parë të Tiranës në “Air Albania”, ku do të ndeshet përballë Dinamo Batumi në raundin e parë për kualifikueset e Conference League.

Klubi kryeqytetas me anë të një postimi në faqen zyrtare, ka bërë me dije se nga e shtuna, 1 korrik, kanë dalë në shitje biletat për përballjen ndaj gjeorgjianëve.

Klubi bardheblu shpreson që në stadium të ketë shumë tifozë për të tentuar kështu edhe një rezultat pozitiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat