Tielemans i bashkohet Aston Villas

Futboll

Tielemans i bashkohet Aston Villas

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 21:22
Tielemans

Youri Tielemans është zyrtarisht lojtar i Aston Villas.

Ai i bashkohet skuadrës së drejtuar nga spanjolli Unai Emery pas disa sezonesh të kaluara te Leicester City, ku në 195 paraqitje ka shënuar njëzet e tetë gola si dhe ka bërë njëzet e gjashtë asistime. 

"Pas katër vitesh e gjysmë në Leicester tash është një sfidë e re për mua. 

Është një klub i madh.

Jam vërtet i emocionuar.

Mënyra se si Unai Emery e drejtoi ekipin më ka impresionuar dhe më ka bërë të vendos të vij në Aston Villa", është shprehur futbollisti për faqen zyrtare të klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat