E urrejnë

Futboll

E urrejnë

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 12:00
Vila e Ronaldos

Cristiano Ronaldo po ndërton një vilë luksoze në Lisbonë, çmimi i së cilës arrin në 28 milionë paund.

Vila që Ronaldo do ndërton ka shkaktuar jo pak probleme te komshinjtë, të cilët shprehen hapur se kjo vilë ju ka sjellë vështirësi të shumta.

Një ndër to, e konsideron si piramidë që po ndërtohet për një faraon, ndërkohë që shtojnë se është e madhe sa një spital dhe se nuk ka privatësi. Ndërtimet për vilën janë shtyrë më shumë se sa afati i parashikuar.

“Po e ndërton prej 3 vitesh. Shtëpia është shumë e madhe, duket sikur po ndërtohet një spital. Rrugën na e mbyllën për disa muaj ndërsa oborri më është mbushur me pluhur.

E gjitha kjo për shkak të piramidës së faraonit Ronaldo.

Është e pamundur të ketë privatësi në atë shtëpi sepse është shumë e ekspozuar dhe duket gjithçka. Të gjitha këtu na kanë bërë që ta urrejmë”, shprehet një nga komshinjtë e Cristiano Ronaldos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat