Juventus zgjedh pasuesin e Di Marias

Futboll

Juventus zgjedh pasuesin e Di Marias

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 12:10
Logo e Juventusit

Pas largimit të mesfushorit argjentinas Angel Di Maria, skuadra e Juventus ka nisur kërkimet për një zëvendësues. Sipas “Gazzetta Dello Sport”, zëvendësuesi i kampionit të botës do të jetë lojtari i Sassuolo, Domenico Berardi.

Një emër i njohur në Serie A, një lojtar që e njeh mjaft mirë portën kundërshtare, teksa ka realizuar 91 gola në 249 ndeshje me Sassuolo.

Berardi ka qenë dikur me Juventus, në vitet 2013-2015, por nuk u aktivizua asnjë minutë me bardhezinjtë, pasi u la në formë huazimi te Sassuolo, që më pas bleu 100% kartonin e lojtarit.

Në katër sezonet e fundit, Berardi ka arritur të shënojë gjithnjë mbi 12 gola në kampionat, ndaj dhe për bardhezinjtë konsiderohet si profili i duhur.

Sulmuesi ka një kontratë deri në vitin 2027 me Sassuolo, por pritet që për 20 milionë euro lojtari të transferohet në Torino, duke përfshirë në këtë marrëveshje edhe ndonjë lojtar tjetër të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat