De Ketelaere kërkon shpëtim

Futboll

De Ketelaere kërkon shpëtim

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 12:20
De Ketelaere

Charles De Ketelaere ishte një nga emrat e afruar me më shumë bujë te Milani sezonin e kaluar, por ndonëse kuqezinjtë shpenzuan rreth 35 milionë euro për kartonin e tij, fantazisti belg zhgënjeu totalisht në fushë.

Ai nuk arriti të tregojë asnjë nga cilësitë për të cilat u ble dhe për më tepër, tashmë miq e të afërm të tij tregojnë se De Ketelaere ka humbur edhe besimin te vetja, çka u reflektua në një paraqitje zhgënjyese në Europianin U21.

Kuqezinjtë e Milanit duan t’i japin edhe një shans tjetër, megjithatë vetë De Ketelaere duket i bindur të largohet, për të provuar të rikthehet në nivelet më të mira, në një tjetër skuadër.

Atalanta është ajo që ka shfaqur interes për belgun, me bergamaskët që më herët kanë ditur të rikthejnë në nivele të larta edhe ish-futbollistë të tjerë të Milanit, si Cristante, Petagna e Pasalic.

Gasperini është i bindur që mund të nxjerrë më të mirën nga belgu dhe Atalanta ka kërkuar ta marrë në huazim me të drejtë blerjeje për një shifër prej 20-25 milionë eurosh, dukshëm më pak sesa Milani shpenzoi një vit më parë për kartonin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat