Guardiola i rikthehet fiksimit të vjetër

Futboll

Guardiola i rikthehet fiksimit të vjetër

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 15:08
Guardiola

Manchester City vazhdon të kërkojë për mesfushorë në merkato. Largimi i kapitenit Ilkay Gundogan ka lënë një boshllëk të madh. Që nuk mund të mbyllet as nga afrimi i Mateo Kovacic nga Chelsea.

Pep Guardiola do të tjerë mesfushorë në skuadrën e tij, që sezonin e fundit fitoi tripletën. Ëndrra e madhe quhet Joshua Kimmich, por Bayern Munchen nuk ka ndërmend të shesë për asnjë shumë “yllin” e skuadrës.

Në kushte të tilla, Guardiola u ka kërkuar drejtuesve t’i sjellin Frenkie De Jong, holandezin e Barcelonës. Emri i të cilit është lidhur në të kaluarën me një transferim te Manchester United në “Old Trafford”.

26-vjeçari është pjesë e klubit katalanas prej verës së vitit 2019, kur u transferua nga Ajaxi për 86 milionë euro (përfshirë bonuset).

Për momentin, drejtuesit e Manchester City nuk kanë bërë asnjë ofertë zyrtare për Barcelonën apo agjentin e lojtarit të kombëtares së Holandës.

Gjithsesi, shtypi britanik shkruan se kampionët e Spanjës janë gati ta lënë të lirë De Jong nëse paguhen 90 milionë paund.

Pikërisht aq sa ishte oferta e The Citizens për Declan Rice, kapitenin e West Ham. I cili do të transferohet tek Arsenali.

Guardiola është një fans i vjetër i De Jong. Trajneri katalanas tentoi blerjen e mesfushorit që kur ishte pjesë e Ajaxit në Eredivisie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat