Nga kjo fotografi në Kosovë, sot do të përlotej edhe Messi, Ronaldo, Halaandi

Futboll

Nga kjo fotografi në Kosovë, sot do të përlotej edhe Messi, Ronaldo, Halaandi

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 2 korrik 2023 Në ora: 15:14
Futbobllistët e Besianës duke u pastruar në lum pas ndeshjes në vitet e 90-ta, foto Tarik Pagarusha

Gjenerata e sakrificës, gjenerata më e lavdishme në historinë e sportit të Republikës së Kosovës!

Çfarë do të thoshin Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, Erling Haaland etj. për këtë fotografi të viteve të 90-ta?

Sigurisht se do të përloteshin nga kjo fotografi, kur futbollistët e Kosovës kanë luajtur në fusha të improvizuara dhe livadhe, edhe aty u përndoqën, u rrahën, u arrestuan nga milicia e regjimit serb. 

Fanella e një sportistit të Kosovës në vitet e 90-ta, ka qenë si uniformë ushtarake për regjimin serb.

Vetëm për një fanellë janë rrahur deri në alivanosje sportistët shqiptarë, janë burgosur, vetëm pse doni të luanin edhe ata si e gjithë bota.  

Sportistët kanë udhëtuar edhe me traktora, edhe me qerre të kuajve për të mbajtur gjallë sportin, sot nuk investohen që të kemi me qindra monografi e dokumentare!

Sot kemi pak monografi shumë pak, të shkruar për këtë gjeneratë të lavdishme, që ka qenë shembull se si luhet edhe pa paga në atëkohë.     

Për Luka Modriçin nuk po pyesim sepse ai e ka përjetuar si fëmijë agresionin e regjimit serb dhe e di se kush ishte dhe kush është Serbia!

Sot po mundohen disa që të zhdukin gjeneratën e sakrificës, gjeneratën më të lavdishme sportive të Republikës së Kosovës.

Askush nuk do të mund ta zhdukë kurrë gjeneratën më të lavdishme!

E dhimbshme është që 24 vite të pasluftës, nuk po investohet që të kemi dokumentare me qindra episode, filma me qindra episode e monografi me qindra, jo vetëm në gjuhën shqipe por anglisht e gjermanisht! 
Foto Gani Kosumi
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat