Kërkon afrimin e Ramos dhe Jordi Alba

Futboll

Kërkon afrimin e Ramos dhe Jordi Alba

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 16:14
Ramos dhe Alba

Inter Miami nuk ndalet vetëm me afrimet e Messit dhe Busquets, por dëshiron të sigurojë yje të tjerë të mëdhenj të futbollit evropian.

Sipas raportimeve të medieve spanjolle, ky është “goli” i klubit të kryesuar nga David Beckham, i cili duket se është gati të bëjë afrime të tjera të mëdha.

Objektivat kryesore për momentin janë Sergio Ramos dhe Jordi Alba.

Dy lojtarë të mëdhenj, të cilët pas mbylljes së eksperiencave të tyre përkatëse me PSG-në dhe Barcelonën, mund të ndihmojnë në përmirësimin e nivelit të Inter Miami dhe MLS në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat