Manchester City ofron 105 milionë euro për yllin e Barcelonës

Futboll

Manchester City ofron 105 milionë euro për yllin e Barcelonës

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 19:20
Guardiola

Manchester City do Frenkie De Jong.

Mesfushori i Barcelonës është objektivi i Pep Guardiolës për sezonin e ardhshëm. Duke humbur Declan Rice, i cili do të shkojë tek Arsenal, Qytetarët i janë drejtuar një tjetër objektivi.

Për mesfushorin e West Ham-it ata kishin ofruar rreth 90 milionë sterlina, por oferta e fundit e Arsenalit prej 100 milionë plus 5 në bonuse nxori nga gara kampionët e Europës.

City, duke humbur edhe Gundoganin ndaj Barcelonës, duhet të mbushin një boshllëk në mesin e fushës dhe, sipas The Sun, lojtari i Blaugranas mund të jetë një opsion shumë interesant.

Ndër të tjera, holandezi prej disa kohësh ishte në shënjestër të Manchester United, por në fund operacioni nuk u realizua. Tani De Jong mund të zbarkojë në Manchester, por në anën tjetër të qytetit.

Kampionët e Anglisë dhe Europës janë të gatshëm të ofrojnë të njëjtën shumë që ofruan për Declan Rice, 90 milionë sterlina (rreth 105 milionë euro).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat