Ish-mesfushori i Manchester United njofton tërheqjen nga futbolli

Futboll

Ish-mesfushori i Manchester United njofton tërheqjen nga futbolli

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 19:32
Tom Cleverley

Ish-mesfushori i Manchester United, Tom Cleverley ka njoftuar tërheqjen nga futbolli në moshën tridhjetë e tri vjeçare, duke përmendur si shkak lëndimet e vazhdueshme.

Ish-reprezentuesi anglez së fundmi ishte kapiten i Watfordit, ku i ishte bashkuar ekipit të Championship në formë huazimi nga United gjatë sezonit 2009-10.

"Sot po njoftoj tërheqjen time nga futbolli si lojtar aktiv. Viti i fundit ka qenë jashtëzakonisht i vështirë ku jam përpjekur për të kapërcyer pengesat e dëmtimit", është shprehur ish-fituesi i Premier Leagues në një deklaratë të shtunën. “Për fat të keq nuk kam kapacitetin për të performuar më shumë”. 

Cleverley gjatë periudhës së tij gjashtëvjeçare e gjysmë në Watford ka bërë 181 paraqitje, duke shënuar nëntëmbëdhjetë gola dhe duke regjistruar pesëmbëdhjetë asistime..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat