Një foto emocionuese në kohën e gjeneratës së sakrificës 

Futboll

Një foto emocionuese në kohën e gjeneratës së sakrificës 

Nga: K.G. Më: 2 korrik 2023 Në ora: 21:09
Agim Ademi, në atëkohë kryetar i KF Kosovës së Prishtinës, duke ia dorëzuar trofeun në një turne Artan Bytyçi

Aktivitetet sportive në vitet e 90-ta u organizuan në kushte të vështira dhe nën kërcënime nga pushtuesi serb.

Në vitet e 90-ta, përveç garave kampionale dhe Kupa e Republikës së Kosovës në futboll, janë organizuar edhe turne në nderim të Ditës së Flamurit.

Një fotografi emocionuese e viteve të 90-ta, ku u organizuan një turne.

Agim Ademi, aktualisht kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, në atëkohë kryetar i KF Kosovës së Prishtinës, shihet në foto duke ia dorëzuar trofeun Artan Bytyçit.

Kjo është një dëshmi për sakrificë e të gjithëve, për të mbajtur gjallë futbollin dhe në anën tjetër një rezistencë e fuqishme ndaj regjimit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat