Daci rikthehet dhe shënoi gol!

Futboll

Daci rikthehet dhe shënoi gol!

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 23:20
Erdon Daci

Erdon Daci është rikthyer me gol nga lëndimi i pësuar, i cili e kishtë lënë jashtë fushe për plot dhjetë muaj.

Sulmuesi shkupjan  e shënoi golin e parë dhe të epërsisë për skuadrën e tij Westerlo në ndeshjen miqësore ndaj St. Truiden, e cila përfundoi me barazim 2-2.

Ky gol padyshim se do t’i shërbej Dacit për kthimin e vetbesimit pas dëmtimit të rëndë.

Daci edhe këtë vit synon të bëhet golashënuesi më i mirë, jo vetëm i Westerlos, por edhe i kampionatit. Ai para pak ditësh vazhdoi kontratën me skuadrën e tij deri në vitin 2025.

Daci ka qenë ndër golashënuesit kryesor të Westerlos dhe ndër meritorët për ngjitjen në elitën e futbollit belg.

Si pasojë e lëndimit aio mungoi edhe në ndeshjet kualifikuese të reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut për në Euro 2024.

Sezoni i ri në kampionatin e Belgjikës fillon në fund të këtij muaji

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat