Bayern nuk ndalet për Kane, Rummenigge merr përsipër transferimin e anglezit

Futboll

Bayern nuk ndalet për Kane, Rummenigge merr përsipër transferimin e anglezit

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 23:28
Kane

Që prej sezonit të kaluar, “bavarezët” e Bayern Munich janë “të dëshpëruar” për gjetjen e një “bomberi”, i cili do të mbushë “boshllëkun” e lënë bosh nga ish-sulmuesi i “të kuqve”, Robert Leëandoëski dhe siç është bërë publike tashmë në media, objektivi kryesor i kampionëve të Bundesliga këtë merkato është “bomberi” anglez, Harry Kane.

Sipas raportimeve më të fundit, nga gazetari i mirënjohur gjerman, Florian Plettenberg, tashmë “drejtimin” e grupit përgjegjës për transferimin e sulmuesit 29-vjeçar e ka marrë anëtari i bordi mbikqyrës të Bayern, “legjenda” gjermane, Karl-Heinz Rummenigge.

Më herët ditën e sotme u raportua gjithashtu se, Drejtori teknik i “bavarezëve”, Marco Neppe e ka bindur tashmë sulmuesin, që të nisë një “aventurë” të re në Bundesliga, mirëpo negociatat me Tottenham nuk duken të jenë afër fundit.

Ndërkaq, kujtojmë se sezonin që sapo lamë pas, Kane shkëlqeu sërish, teksa arriti të regjistronte plot 32 gola, si dhe 5 asistime, në 49 paraqitjet e zhvilluara për “londinezët”, në të gjitha kompeticionet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat