Dybala lidhet me një rikthim te Juventusi

Futboll

Dybala lidhet me një rikthim te Juventusi

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 00:18
Dybala

Juventusi po e kërkon një mesfushor të ri sulmues dhe rikthimi i Paulo Dybalas është një nga opsionet e tyre.

Zonja e Vjetër mund të jetë në kërkim të këtij lloj lojtari edhe në tregun e transferimeve dhe sipas Tuttosport, rikthimi i La Joya është një nga opsionet për bardhezinjtë.

Argjentinasi ka një klauzolë 20 milionë euro të vlefshme për klubet e Serisë A dhe Juventusi do t’i ofronte atij një pagë 6 milionë euro në vit.

Gazeta me bazë në Torino thekson se rikthimi i tij është vetëm një ide në këtë fazë dhe se bisedimet mes klubit dhe rrethit të lojtarit nuk kanë nisur.

Dybala ndoshta do të pranonte të rikthehej në Allianz Stadium, mirëpo me kushte më të përmirësuara se kur u largua.

Jose Mourinho do të bëjë çmos për të mbajtur lojtarin në Olimpico, për është vendimi i këtij të fundit se ku dëshiron të luajë nga edicioni i ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat