​Suhareka vazhdon me përforcime, rrëmben yllin e Lirisë

Futboll

​Suhareka vazhdon me përforcime, rrëmben yllin e Lirisë

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 09:07
Ata së fundi kanë transferuar mesfushorin Qemajl Elshani

Klubi i Futbollit, Suhareka, po vazhdon të befasojë me lëvizjet e fuqishme në merkato, edhe pse ka pak javë që është formuar si skuadër.

Ata së fundi kanë transferuar mesfushorin Qemajl Elshani i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Lirisë së Prizrenit.

“Ju njoftojmë që njëri ndër mesfushorët më kualitativ të futbollit kosovar QEMAJL ELSHANI ka arritur marrëveshje me klubin tonë për të arritur synimet dhe objektivat tona.”, thuhet në njoftimin e Suharekës, përcjellë KosovaPress.

Elshani vie pas një sezoni fantastik në Prizren te Kf Liria ku arritën inkuadrimin në Superligë duke ndihmuar klubin me gola e shumë asistime, Elshani ndryshe është kampion i Kosovës me skuadrën e KF Feronikeli duke i fituar të gjitha trofetë e mundshme me skuadrën nga Drenasi dhe gjithashtu fitues të kupës me skuadrën e KF Besa e FC Prishtinën gjithashtu ka mbrojtur ngjyrat edhe të; KF Drenica, KF Drenasi.

Përveç Elshanit, Suhareka deri më tani ka nënshkruar edhe me emra si Arjani Kuqi, Erion Kuqi, Rexhep Berisha, Bleart Buzhala, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat