Neymari dënohet me 3 milionë dollarë, arsyeja është e çuditshme

Futboll

Neymari dënohet me 3 milionë dollarë, arsyeja është e çuditshme

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 10:22
Neymar

Neymari dënohet me 3 milionë dollarë, arsyeja është e çuditshme

Një prokuror në Brazil ka gjobitur futbollistin Neymar me 3.3 milionë dollarë për ndërtimin e një liqeni artificial në rezidencën e tij në periferi të Rio de Zhaneiros pa lejen e nevojshme mjedisore.

Këshilli bashkiak i Mangaratiba, një zonë turistike rreth 130 kilometra larg Rios ku ylli i Paris Saint-Germain ka vilën e tij, ka lëshuar katër gjoba për dhjetëra shkelje të zbuluara, duke përfshirë ekzekutimin e punimeve që i nënshtrohen kontrollit mjedisor pa autorizim, devijimi dhe përdorimi i ujërave të lumenjve dhe heqja e dheut dhe prerja e bimëve pa autorizim.

Neymar ka 20 ditë për të apeluar gjobën, derisa përveç liqenit, në pronë është në ndërtim e sipër edhe një plazh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat