Pochettino: Duam të rikthejmë lumturinë në Chelsea

Futboll

Pochettino: Duam të rikthejmë lumturinë në Chelsea

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 11:13
Pochettino gjatë një stërvitje

Mauricio Pochettino tashmë e ka nisur punën në krye të bankinës së Chelsea-s.

Argjentinasi zyrtarisht e ka nisur aventurën tek “Blutë” e Londrës. Ish-trajneri i disa klubeve të mëdha evropiane, duke folur për mediet angleze, ka thënë se mezi pret fillimin e sezonit të ri në Premier League.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu në Cobham dhe të filloj punën time të re”, tha Pochettino.

“Stafi im dhe unë duam të rikthejmë lumturinë në këtë klub të madh dhe do të punojmë shumë për t’i siguruar që tifozët të kënaqen dhe klubi të fitojë trofe, sepse historia e Chelsea na e thotë këtë”.

“Chelsea ka qenë klubi më i mirë në Angli në 15 vitet e fundit. Unë e njoh mirë Premier Ligën. E di që tifozët tanë janë gati të kthehen në rrugën e duhur për të fituar", ka theksuar strategu argjentinas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat