Lazio tenton transferim me parametra zero

Futboll

Lazio tenton transferim me parametra zero

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 11:50
Zaha

Lazio ka piketuar Wilfried Zaha, një transferim i lirë nga Premier League, i aftë për të garantuar cilësinë në repartin ofensiv.

Sulmuesi nigerian përfundoi kontratën e tij më 30 qershor, por Crystal Palace ende nuk i ka humbur shpresat për të rinovuar kontratën me të.

Nga ana tjetër, Zaha do të preferonte të ndryshonte kampionat, pra kërkon një aventurë të re.

Lazio është në kontakte intensive. Siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, disa detaje në lidhje me komisionet ndaj agjentëve ende duhet të depozitohen, kërkesa midis 5 dhe 10 milionë euro është shumë e lartë. Lazio gjithashtu do të ofronte një maksimum page vjetore prej 4 milionë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat