Më 17 qershor Fehmi Sylejmani tha se Halilhoxhiq është zgjedhja më e mirë për Kosovën

Futboll

Më 17 qershor Fehmi Sylejmani tha se Halilhoxhiq është zgjedhja më e mirë për Kosovën

Nga: K. Goca Më: 4 korrik 2023 Në ora: 12:23
Vahid Halilhoxhiq

Dje në mediumet boshnjake u raportua se trajneri i mirënjohur boshnjak, Vahid Halilhoxhiq, lakohet si emër i mundshëm për t’u emëruar selektor i kombëtares së Kosovës në futboll.

Opinionist (ish gazetar sportiv) Fehmi Sylejmani këtë e ka thënë më 17 qershor për gazetën kombëtare “Bota sot”, se Kosovës i duhet një profil si trajneri boshnjak Vahid Halilhoxhiq.

“Ish qendërsulmuesi i viteve të 70- ta të Velezhit të Mostarit (1971 – 1981), Vahid Halilhoxhiq, do të ishte zgjedhja më e mirë për të parin e Kosovës në futboll, duke e parë se selektori aktual Alain Giresse nuk po bind fare, e aq më keq janë rezultatet e deritashme jo të mira, gjë që praktikisht Kosova ka humbur shansin për t’u kualifikuar, ndonëse gjasat  teorike ende ekzistojnë, por janë shumë të vogla.

Image

Shkrimi më 17 qershor në gazetën "Bota sot".

“Boshnjaku Vahid Halilhoxhiq, ka një karrierë të bujshme si trajner, e veçmas si selektor i kombëtareve. Ai njihet si personalitet me autoritet të lartë sportiv, ku karakterizohet me tri postulatet kryesore të tij: disiplinë të rreptë, përgjegjësi të lartë  dhe respekt për çdo kundërshtar. 

Preferenca më e madhe e tij për aplikimin e sistemit të lojës është  4-3-1-2.”, kështu ka deklaruar më 17 qershor Sylejmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat