Leao “sulmon” Milanin

Futboll

Leao “sulmon” Milanin

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 13:06
Leao e Tonali

Lojtari i Milanit, Rafa Leao, po shijon ditët e fundit të pushimeve para se të rikthehet për sezonin e ri.

Portugezi, mjaft aktiv në rrjetet sociale, ka publikuar një video në kanalin e tij në YouTube ku flet për shitjen e Sandro Tonalit te Neëcastle.

“Nuk e prisja që Tonali të largohej, sepse ai është një lojtar i fortë dhe i rëndësishëm për Milanin.

Ai bënte diferencën në mesfushë, e pashë si trashëgimtarin e Gattusos, sepse ai ka qenë tifoz i Milanit që kur ishte fëmijë.

Do të kisha dashur që të qëndronte këtu edhe për shumë vite, ne kemi një marrëdhënie të mirë, i uroj fat dhe shumë suksese në sipërmarrjen e re”, tha Leao.

“Numri 10 – vazhdoi Leao – është një fanellë e rëndësishme, sepse të sjell përgjegjësi dhe do të jap maksimumin tim për të falënderuar edhe klubin tim që më jep mundësinë të vesh këtë fanellë dhe këtë numër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat