Tavares dëshiron të qëndrojë në Arsenal

Futboll

Tavares dëshiron të qëndrojë në Arsenal

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 13:07
Tavares

Edhe pse në sezonin e fundit nuk kishte shumë hapësirë në skuadrën e Arsenalit, megjithatë, portugezi Nuno Tavares dëshiron të qëndrojë në ‘Emiratës’ edhe në sezonin e ardhshëm.

Mbrojtësi portugez nuk është zgjedhja e parë për menaxherin Mikel Arteta, megjithatë, sipas medieve britanike, lojtari preferon qëndrimin tek “Topçinjtë” të paktën edhe sezonin e ardhshëm.

Tavares në vitin 2021 iu bashkua londinezëve nga Benfica, por gjithnjë hasi në vështirësi për të rigjetur formën e mirë, andaj vitin e kaluar luajti tek Marseille në formë huazimi.

Agjenti i lojtarit, Cesar Bonaventura, duke folur për mediet angleze, tha se Tavares dëshiron të qëndrojë në Arsenal, megjithatë, ai nuk e përjashton mundësinë e largimit të lojtarit nga Arsenali.

“Nuno ende ka kontratë me Arsenalin.

Ai dëshiron të qëndrojë në skuadër, por do të shohim së çfarë do të ndodh në të ardhmen”, ka thënë agjenti i Tavares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat