Futbollisti Shpresave firmos në Ligën e Tretë gjermane

Futboll

Futbollisti Shpresave firmos në Ligën e Tretë gjermane

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 13:18
Tim Civeja

Futbollisti i Shpresave të Shqipërisë, Tim Civeja është prezantuar në klubin e Ligës së Tretë gjermane, Saarbrücken. 21-vjeçari ishte më parë në pronësi të Augsburg, klubit që bën pjesë në Bundesligë.

Sezonin e kaluar, Augsburg e kishte huazuar te Ingolstadt aty ku mesfushori shënoi dy gola në 13 paraqitje ndërsa tashmë përgatitet për një aventurë të re ku kërkon të marrë një rol si protagonist te skuadra e Saarbrücken.

Vetë futbollisti shqiptar pas prezantimit te klubi i Saarbrücken u shpreh se ndjehet i lumtur pasi bëhet pjesë e një skuadre me shumë traditë.

“Mezi po pres që të nis këtë aventurë të re me Saarbrücken. Është një klub që ka një ndjesi të lartë emocionale dhe traditë në Gjermani.

Fokusi im tashmë është tek sezoni i ri dhe kam si objektiv të fitoj sa më shumë ndeshje me skuadrën e re duke dhënë në çdo ndeshje maksimumin”, shprehet Tim Civeja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat