PSG arrin marrëveshjen

Futboll

PSG arrin marrëveshjen

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 14:09
Logo e PSG-së

PSG arrin marrëveshjen e “divorcit” me Galtier, brenda ditës pritet zyrtarizimi i trajnerit të ri!

PSG ka arritur marrëveshje me Christophe Galtier për zgjidhjen e kontratës.

Trajneri francez është në qendër të hetimeve për komente të dyshuara diskriminuese, raciste dhe islamofobike gjatë përvojës së tij në stolin e Nice. Një ngjarje që ngadalësoi negociatat për mbylljen e parakohshme të marrëdhënies mes tij dhe PSG.

Siç raportohet nga “L’Equipe”, divorci zyrtar mes klubit parizien dhe Galtier duhet të arrijë brenda ditës. PSG do të jetë e lirë në atë moment për të njoftuar punësimin e trajnerit të ri, spanjollit Luis Enrique.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat