Vahid Halilhoxhiq me përgjigje të çuditshme për Kosovën

Futboll

Vahid Halilhoxhiq me përgjigje të çuditshme për Kosovën

Nga: K. G. Më: 4 korrik 2023 Në ora: 14:25
Vahiid Halilhoxhiq

Kosova ka një fillim të dobët në kualifikimet për Euro 2024, ku u shkarkua Alain Girese dhe Vahid Halilhoxhiq shihej si pasardhësi i tij, shkruan mediumi boshnjak “Sport Avaz”.

Trajneri i njohur i Bosnjës dhe Hercegovinës, Vahid Halilhoxhiq, është dëshira e shumë tifozëve të Bosnjës dhe Hercegovinës.

“Mirëpo, pyetja është nëse popullori Vaha do ta pranojë ofertën dhe do të bëhet trajner i Bosnje e Hercegovinës.

Gjatë kësaj kohe për legjendarin Halilhoxhiq ka shfaqur interesim edhe kombëtarja e rajonit, Kosova.
Halilhoxhiq ka mbetur jashtë fushës që nga largimi nga skuadra e Marokut.

Përveç Marokut, ai ishte trajner i Bregut të Fildishtë, Japonisë dhe Algjerisë”, shkruan më tej.

Halilhoxhiq, i cili hodhi poshtë mundësinë e marrjes së përzgjedhjes së Kosovës, ka folur për gjithçka.

“Nuk mund të merret parasysh oferta e Federatës së Futbollit të Kosovës që unë të bëhem përzgjedhës i asaj kombëtareje ", - i tha Halilhoxhiq gazetarit Arlind Sadiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat