​Batatina: Emërimi i Ghillas gabim total nga FFK-ja, po të insistoja mund të bëhesha unë

Futboll

​Batatina: Emërimi i Ghillas gabim total nga FFK-ja, po të insistoja mund të bëhesha unë

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 15:53
​Batatina: Emërimi i Ghillas gabim total nga FFK-ja, po të insistoja mund të bëhesha unë

Trajneri I Llapit Tahir Batatina e ka kundërshtuar ashpër vendimin e Federatës së Futbollit të Kosovës që në krye të kombëtares të emërohet trajneri Primozh Ghilla.

Ai ka thënë se ky është një gabim i radhës nga FFK pasi slloveni nuk i ka dhënë asgjë kombëtares sa ishte ndihmës i Alain Giresses.

Duke folur për KosovaPress, Batatina ka shtuar se Ghilla është përgjëgjës për mos sukseset e Kosovës në ndeshjet e zhvilluara deri më tani.

Batatina: Trajneri ri, gabim i radhës nga FFK-ja

Unë mendoj që ky është një prej gabimeve të radhës që e bënë Federata e Futbollit të Kosovës. Pa marr parasysh ku do të vinte në krye të kombëtares, në momentin kur vazhdon atë avazin e kohës së kaluar kur trajneri i parë shkarkohet dhe ndihmësi i tij bëhet selektor, kur ndihmësi i parë e ka një përgjegjësi për suksesin dhe mos-suksesin, të paktën ka qenë pjesë e atij stafi dhe nuk ka pasur sukses dhe nuk e di çfarë filozofie më ndryshe mund të sjellë ai te skuadra. Kështu që mendoj ky është gabimi i radhës që është bërë, shpresoj që te ketë fat.”, tha Batatina.

Ditë më parë, Batatina kishte shprehur gatishmëri për t’u bërë trajner i Kosovës, gjë për të cilën thotë se po të donte dhe po të insistonte më shumë, edhe do të mund të bëhej.

Batatina: Po të doja edhe mund të bëhesha trajner i Kosovës.

“Unë mendoj që është dashur të vendoset një trajner vendor, nuk është Batatina apo dikush tjetër. Nuk e ka pasur ashtu me çdo kush të jem trajner se po ta kisha fokusin ndoshta edhe mund të isha, nuk kam dashur as të bëjë presione të vazhdueshme apo diç tjetër. Si do që të jetë, mendoj që është gabim total vendosja e tij, është dashur të vendoset një prej shqiptarëve shef i shtabit teknik, është dashur një trajner vendor, e jo ky, nuk ka cilësi, nuk ka kualitet për te qenë aty, por shpresoj që ndeshjet e mbertura t’i përfundojmë, ta mbyll këtë cikël dhe mendoj se në ciklin e radhës në Kampionatin Evropian apo Botëror që do të mbahet të jetë një trajner i ri, me një vizion të ri i cili do ta arrin objektivin që e ka kombëtarja jonë”, tha Batatina.

Ndihmës të Glihas do të jenë dyshja e njohur nga Kosova, Afrim Tovërlani, i cili është trajneri i ekipit të Kosovës U-21 dhe Arbnor Morina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat