Szoboszlai tregon kush e bindi që të transferohet në Liverpool

Futboll

Szoboszlai tregon kush e bindi që të transferohet në Liverpool

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 16:00
Szoboszlai

Dominik Szoboszlai është përforcimi më i madh i Liverpoolit, gjatë tregut të kësaj verë.

Ish-mesfushori i Leipzig, tashmë edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës së Jurgen Klopp.

Hungarezi në një intervistë për “Nemzeti Sport”, ka thënë se miku i tij, tashmë edhe rivali i tij, Erling Haaland (Man City), luajti rol vendimtar në transferimin e tij në ‘Anfield’.

“Po, ne folëm. Diskutuam aq shumë sa ai madje më këshilloi të merrja një shtëpi të caktuar... Ndoshta do të jemi fqinjë, do të ishte mirë”, ka thënë Szoboszlai.

“Nga ai mësova se shumë lojtarë jetojnë në një zonë në gjysmë të rrugës midis Liverpoolit dhe Manchesterit. Një zonë e qetë ku ruhet privatësia”.

“Të hënën do të shoh se për çfarë po fliste, jam kurioz. Sigurisht që do ta lëmë mënjanë miqësinë tonë për ndeshjet Liverpool-Man City. Do të jetë një përvojë fantastike duke luajtur kundër njëri-tjetrit”, ka theksuar Szoboszlai, i cili me Haaland-in kishin luajtur së bashku në Salzburg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat