Luhet miqësorja Shqipëri - Itali me pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuar intelektuale

Futboll

Luhet miqësorja Shqipëri - Itali me pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuar intelektuale

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 17:15
Shqipëri

Një miqësore tepër e veçantë futbolli është zhvilluar fundjavën e fundit mes Shqipërisë dhe Italisë.

Në këtë ndeshje kanë marrë pjesë persona me aftësi të kufizuar intelektuale (PKI) nga Shqipëria dhe Italia, ndërsa eventi është organizuar nga shoqata ndërkombëtare Faith & Light me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ndeshja është zhvilluar në fushën e Tirana United në Tiranë në një atmosferë vërtetë të bukur e festive, teksa është ndjekur edhe nga shumë futbolldashës.

Një iniciativë për t’u vlerësuar që synon të angazhojë personat me aftësi të kufizuara në aktivitete sportive, por njëkohësisht edhe sociale.

Në përfundim të ndeshjes u zhvillua edhe një ceremoni simbolike ku u dorëzua edhe një trofe për ekipin fitues.

Përveç ndeshjes miqve nga Italia u është mundësuar edhe një tur në atraksione të ndryshme të Tiranës, për t’u njohur edhe më shumë me historinë e vendin tonë dhe traditat shqiptare.

Federata Shqiptare e Futbollit e ka mbështetur këtë aktivitet, pasi është e ndërgjegjshme për fuqinë që ka futbolli për të ndikuar pozitivisht në shoqëri dhe për të përmirësuar sadopak cilësinë e jetës së njerëzve të kategorive të caktuara.

Federata, që ka në fokus aktivitetet me përgjegjësi sociale, mbështeti këtë organizim duke siguruar bazën materiale të pjesëmarrësve në këtë ndeshje, ndërsa është shprehur e gatshme për të suportuar në vazhdimësi evente të ngjashme me pjesëmarrje edhe më të gjerë nga shumë vende të Europës.

Objektivi i organizatës ndërkombëtare “Faith & Light” është që në të ardhmen të organizohet një event me pjesëmarrjen e më shumë skuadrave në formë kampionati.

Kjo organizatë synon të ndihmojë personat me aftësi të kufizuara intelektuale, miqtë dhe familjen e tyre, duke nxitur miqësinë, lutjen, festën dhe bashkëndarjen e ngjarjeve të mira dhe të vështira që kanë,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat