Brentford godet, 30 milionë euro për një mbrojtës

Futboll

Brentford godet, 30 milionë euro për një mbrojtës

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 17:46
Nathan Collins

Brentford godet në merkato

Brentford përforcon mbrojtjen. Klubi i Premier League ka arritur të transferojë irlandezin 22-vjeçar Nathan Collins nga skuadra e Wolverhampton, teksa zyrtarizimi ka ardhur këtë të martë.

Për kartonin e 22-vjeçarit, Brentford ka paguar 30 milionë euro në arkat e ‘ujqërve’, teksa vetë mbrojtësi Collins ka firmosur një kontratë 6-vjeçare.

Nathan Collins luan në Premier League prej dy sezonesh, teksa fillimisht mbajti veshur fanellën e Burnley dhe më pas të Wolves vitin që lamë pas, ku zbriti në fushë për plot 26 takime.

Mbrojtësi 22-vjeçar është një titullar fiks edhe te përfaqësuesja e Irlandës, ku numëron 14 ndeshje dhe dy gola të shënuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat