Mount përshëndetet me Chelsean, emocionon me mesazhin e tij

Futboll

Mount përshëndetet me Chelsean, emocionon me mesazhin e tij

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 21:38
Mason Mount

Mason Mount e ka konfirmuar se ai është larguar nga Chelsea për te Manchester United.

Erik ten Hag më në fund është afër që të merr mesfushorin e tij të ri, për të cilin United do t’i paguajë Chelseat plot 65 milionë euro dhe 6 milionë euro të tjera në formë të bonuseve, raporton KosovaPress.

Përmes një mesazhi në “Instagramin” e tij, Mount e shpjegoi pse morri vendimin për tu larguar nga Chelsea.

“Përshëndetje tifozë të Chelseat, duke pasur parasysh spekulimet gjatë gjashtë muajve të fundit, kjo mund të mos jetë e papritur për ju. Por nuk e bën më të lehtë t'ju them se kam marrë vendimin të largohem nga Chelsea”, tha Mount.

Ndjeva se ju meritoni më shumë sesa thjesht një mesazh me shkrim, kështu që doja t'ju tregoja drejtpërdrejt se sa mirënjohës kam qenë për të gjithë mbështetjen tuaj gjatë 18 viteve të fundit. E di që disa prej jush nuk do të jenë të kënaqur me vendimin tim, por kjo është ajo që është e duhura për mua në këtë moment të karrierës sime”, tha më tej Mount.

24-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare në “Old Trafford” me një opsion rinovimi për një vit tjetër.

Ai do të fitojë 250,000 £ në javë te United, potencialisht duke u rritur në 300,000 £ në javë në varësi të paraqitjeve.

Është një rritje gjigante e pagës për reprezentuesin anglez, i cili fitonte 80,000 £ në javë te Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat