Lëndohet Zija Merxhani

Futboll

Lëndohet Zija Merxhani

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 11:56
Zija Merxhani

Lajm i keq vjen nga Sllovenia për Shkëndijën, pasi Zija Merxhani është dëmtuar.

Mbrojtësi i majtë mori një goditje në ndeshjen kontrolluese me Sarajevën dhe si pasojë udhëtoi drejt Tetovës për të kryer ekzaminimet.

Sinjalet e para flasin për dëmtim të ligamenteve të kryqëzuara, mirëpo ekipi mjekësor ka rekomanduar të bëhen testime shtesë për të pasur diagnozë të saktë rreth shkallës së lëndimit.

Me shumë gjasë Merxhani rrezikon ti humbasë ndeshjet europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat