Allegri kërkon një mbrojtës, Molina në listën e italianit

Futboll

Allegri kërkon një mbrojtës, Molina në listën e italianit

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 12:05
Allegri

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, raportohet se ka kërkuar nga krerët e torinezëve, që të nisin negociatat me Atletico Madridin për mbrojtësin Nahuel Molina.

25-vjeçari, sipas medieve spanjolle, do të largohet gjatë kësaj verë nga skuadra e Diego Simeones për të bërë një tjetër hap në karrierën e tij futbollistike.

“Zonja e Vjetër” thuhet se është opsioni më i mundshëm për Molina-n, klauzola e të cilit kap shifrën 90 milionë euro.

“Allegri ka bërë një kërkesë për të nënshkruar me Nahuel Molina nga Atletico Madrid.

Mbrojtësi i djathtë argjentinas ka një klauzolë lirimi prej 90 milionë euro”, shkruan “Marca”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat